Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Martë · 28 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Protesta kundër Ramës vazhdon për 58 ditë radhazi, qindra marshojnë në Tiranë

Në ditën e 58-të radhazi, folësit akuzuan drejtpërdrejt Ramën se urdhëroi dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Protesta kundër Ramës vazhdon për 58 ditë radhazi, qindra marshojnë në Tiranë
FOTO · Foto: Pixabay

TIRANË — Qindra protestues morën pjesë sot në ditën e 58-të radhazi të protestave kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Para godinës së Kuvendit u dëgjuan thirrjet "Parlamenti i krimit!" dhe "Duam dorëheqje!", pas së cilës protestuesit vazhduan marshimin drejt qendrës Toptani dhe bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me thirrjet "qeveri e krimit!" e "Ju erdhi fundi", për t'u rikthyer para Kryeministrisë.

Nga podiumi para Kryeministrisë, disa orë pas protestës para Kuvendit, oratorët akuzuan drejtpërdrejt kryeministrin Rama se kishte urdhëruar dhunën e policisë së shtetit ndaj protestuesve, me qëllim shtypjen e protestës qytetare. Protestuesit qëndruan më shumë se dy orë para godinës së Kryeministrisë, duke denoncuar atë çka e cilësuan si dhunë të paprecedentë.

Protestuesit theksuan se nuk do të dorëzohen dhe nuk do të intimidohen për asnjë arsye, dhe se do të largohen nga sheshi vetëm pas dorëheqjes së Ramës dhe të qeverisë socialiste.

Burim: Syri.net
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →