Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Qeveria ndan mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kabineti qeveritar ka ndarë fonde për mbështetjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë mbledhjes së rregullt, ekzekutivi ka marrë vendim për ndarjen e shumës prej 1,852,350.16 eurove për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Kjo mbështetje financiare i dedikohet komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes projekteve dhe programeve të ndryshme.

Qeveria ndan mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Foto: kallxo.com

Krerët institucionalë dhe përfaqësuesit lokalë kanë reaguar ndaj këtij vendimi. Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se çështja e sigurimit të fondeve është shqyrtuar për herë të tretë, pas bllokimeve që sipas tij janë vendosur nga autoritetet serbe gjatë muajve të kaluar. Ai ka theksuar se fondet mbulojnë 129 projekte dhe katër programe, duke përfshirë furnizimin e nxënësve me libra falas, mundësimin e praktikës profesionale për të rinjtë dhe funksionimin e vetë Këshillit.

Ndërkohë, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbise, Shaip Kamberi, ka kritikuar qasjen e Beogradit lidhur me këtë çështje, duke deklaruar se shteti serb lejon financimin e serbëve në Kosovë, por përpiqet të pengojë ndihmën e ardhur nga Kosova për shqiptarët e Luginës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →