Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi MKD

Qeveria miraton ribalancin: 425.8 miliardë denarë shpenzime, deficit 4.1% e PBB-së

Sigurohen mjete shtesë për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore

Redaksia ZHURMA 11:25 Përditësuar 16:22 1 min lexim
Qeveria miraton ribalancin: 425.8 miliardë denarë shpenzime, deficit 4.1% e PBB-së
FOTO · Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me të cilat sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, mjete për krijimin e linjes nacionale SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore.

Me ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 379.5 miliardë denarësh. Shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel prej 425.8 miliardë denarësh, me ç'rast mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë.

Me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për subvencione në bujqësi, më shumë mjete për subvencione në transportin hekurudhor, për mbështetje të sportit, si dhe për standardin e studentëve dhe nxënësve. Gjithashtu, është siguruar mbështetje shtesë për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes mjeteve për kompensime sociale, shoqëritë mbrojtëse, kuzhinat popullore dhe masat për deinstitucionalizim, si dhe mjete shtesë për mbrojtjen shëndetësore.

Me rebalancin sigurohen mjete shtesë për investime kapitale, në vlerë prej rreth 46 miliardë denarësh, që është rritje për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë zvogëluar. Me ribalancin, deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, ose 4.1% e PBB-së. Rritja ekonomike është projektuar në nivel prej 3.5%.

— Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/mf-pas-debatit-ne-komision-qeveria-miratoi-ribalancin-e-plotesuar-sigurohen-mjete-per-mbeshtetjen-e-grave-fermere-dhe-viktimave-te-dhunes-ne-familje-dhe-dhunes-gjinore/ — Redaksia ZHURMA

Komentet