Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Qeveria e Kosovës mblidhet nesër për shqyrtimin e dhjetë pikave

Kabineti qeveritar do të mbajë mbledhjen e radhës në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 09:00.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes së radhës, e cila do të nisë në orën 09:00 në ndërtesën e Qeverisë. Sipas njoftimit zyrtar, agjenda përfshin dhjetë pika për shqyrtim, ku do të trajtohen projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme nga institucionet publike.

Qeveria e Kosovës mblidhet nesër për shqyrtimin e dhjetë pikave
Foto: albeu.com

Ndër temat e parapara në rendin e ditës janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. Po ashtu, ministrat do të diskutojnë mbi Draftin e Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028, ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →