Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Punonjësi i burgut të Drenovës merret i pandehur për falsifikim dokumentesh

Perent Lëngu akuzohet për falsifikim dokumentesh lidhur me takimin e modeles Ziza Pajaziti në burgun e Drenovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Prokuroria ka marrë të pandehur Perent Lëngun, një punonjës me karrierë 18-vjeçare në burgun e Drenovës, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Çështja lidhet me skandalin e hyrjes dy herë në takim të modeles Ziza Pajaziti. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e takimit special të zhvilluar në 13 qershor 2025 midis të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu dhe Ziza Pajazitit, duke shënuar në dokument emrin e një të dënuari tjetër.

Punonjësi i burgut të Drenovës merret i pandehur për falsifikim dokumentesh
Foto: shekulli.com.al

Për këtë ngjarje, prokuroria ngriti akuzë edhe ndaj ish-shefit të policisë së burgut, Sokol Kaçolli, për deklarim të rremë para Oficerit të Policisë Gjyqësore, por ndjekja penale ndaj tij u pushua për shkak të amnistisë. Hetimet zbuluan se modelja ishte paraqitur në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale duke kërkuar takim dhe duke sjellë sende të ndryshme, të cilat janë kontrolluar nga personeli i sigurisë përpara lejimit të takimeve.

Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme