Kërcënimet ndaj ish-gazetares dhe aktivistes Anita Nikaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dorëzojnë kallëzim penal në Polici.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës kanë adresuar në Policinë e Kosovës kanosjet e vazhdueshme ndaj ish-gazetares dhe aktivistes feministe, Anita Nikaj. Për dorëzimin e kallëzimit penal lidhur me kërcënimet e pranuara, Nikaj është paraqitur në institucionin policor e shoqëruar nga drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, si dhe juristi i këtij asociacioni, Yll Zekaj.
Sipas njoftimit të dy organizatave, institucionet përgjegjëse janë thirrur të trajtojnë rastin me seriozitet dhe urgjencë, duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës. Organizatat kanë theksuar se fushatat denigruese, linçimi publik dhe kërcënimet nuk duhet të normalizohen, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin anëtarët e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo forme presioni, frikësimi apo cenimi të sigurisë në hapësirën publike.