Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Mbi 79 mijë qytetarë të regjistruar për vaksinë kundër gripit ndërsa kanë mbërritur 56…

Interesimi për vaksinën kundër gripit sezonal mbetet i lartë, ndërkohë që numri i dozave të siguruara deri tani mbetet më i ulët se kërkesat e qytetarëvë në platformën elektronike.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Në platformën elektronike «Termini Im» janë regjistruar gjithsej 79.011 persona për t'u vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërsa deri më 23 nëntor janë vaksinuar 28.035 qytetarë në të gjithë vendin. Plani për këtë sezon parasheh sigurimin e 80.000 dozave falas, kurse deri më tani kanë mbërritur rreth 56.000 doza pas dërgesave të fundit me 26.000 doza shtesë dhe 30.000 dozave të para që kishin mbërritur më 21 tetor.

Mbi 79 mijë qytetarë të regjistruar për vaksinë kundër gripit ndërsa kanë mbërritur 56…
Foto: tetovasot.com

Vaksinimi u bë i pasigurt në fillim pasi në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk u paraqit asnjë ofertues, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ndryshoi të tria shtamet virale për hemisferën veriore. Nga të regjistruarit, janë caktuar 54.778 termine, me 23.225 termine që mbeten për periudhën e ardhshme, kurse në terminet e kaluara u realizuan 88,9 për qind e vaksinimeve. Ministria u bën thirrje qytetarëve që nuk mund të paraqiten ta anulojnë terminin me kohë, kurse e drejta për vaksinim falas takon pesë grupeve prioritare, duke përfshirë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Sezonin e kaluar, kur Ministria siguroi po ashtu 80.000 doza, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi kulmin e rasteve në fund të janarit, përfshirë 1.708 raste në javën nga 19 deri më 25 janar dhe 1.498 raste në javën pasuese, ndërsa gjatë gjithë sezonit u shënuan katër raste vdekjesh të lidhura me gripin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme