Pse Shkupi përkujton gjenocidin Çam me art dhe simbolikë?

Mbrëmja në Çarshinë e Shkupit, drita e 82 balona dhe mesazhe kujtese për breza të ardhshëm.

Pse Shkupi përkujton gjenocidin Çam me art dhe simbolikë?
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Mes penelave që vizatonin kujtesën dhe tingujve të muzikës, Çarshia e Shkupit u bë skenë e një mbrëmjeje kushtuar Çamërisë, në kuadër të Muajit të Çamërisë. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kulturore "Vizioni M", duke sjellë pranë qytetarëve copëza historie, kulture dhe identiteti Çam përmes artit dhe simbolikës.

Kolonia artistike me motive Çame paraqiti mesazhe kujtese, respekti dhe vazhdimësie të historisë për brezat që vijnë. Aktiviteti tërhoqi interesin e qytetarëve dhe turistëve të shumtë. Ndër artistët ishte Elbuhar Kamberi, i cili tha se pikturat paraqesin solidaritetin e grupit artistik me viktimat e gjenocidit të kryer ndaj shqipëtarëve të Çamërisë.

Kamberi nënvizoi se muaji Çam organizohet si formë përkujtimore ndaj gjenocidit, duke shtuar se këto vepra simbolizojnë solidarizimin me shqipëtarët e Çamërisë. Artistja Erza Jakupi zgjedhi të paraqesë historinë Çame përmes një trëndafili, si shenjë kujtese dhe mënyrë se si shqiptarët kanë arritur të lulëzojnë sërish pas sfidave.

Jakupi tha se përmes pikturës dëshironte të paraqesë se "shqipëtarët edhe pse kanë përjetuar shumë sfida të rënda, përsëri kanë arritur të ngrihen në këmbë më të fortë se kurrë edhe të lulëzojnë si një lule, në këtë rast lulja e përfaqëson lulëzimin e shqipëtarëve."

Ndërsa mbrëmja drejt të përfundimit, qielli i Shkupit u mbush me balona simbolik. Në shenjë nderimi për 82-vjetorin e gjenocidit Çam, u lëshuan 82 balona, si kujtesë për jetët e humbura dhe historinë që vazhdon të mbahet gjallë përmes përkujtimit.

Përmes artit dhe simbolikës, pjesëmarrësit përcollën mesazhin e vazhdimësisë të kujtesës ndër breza dhe solidaritetit me viktimat e gjenocidit.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë thotë ministri Gjeka për lojën e Vuçiqit në Mal të Zi?
  2. Çfarë kërkon shoqata çame me 82 vjetorin e gjenocidit grek?
  3. Pse i kritikon Blerim Latifi shqiptarët e Luginës që protestuan në Tiranë?
  4. Pse Blerim Latifi i quan paradoks protestat e preshevarëve në Tiranë?

Vazhdo leximin