Pse Sabri Fejzullahu është dy vite më i moshuar se në letra?
Këngëtari i njohur tregoi se si babai e kishte regjistruar atë dy vite më vonë së bashku me vëllain më të vogël, duke sqaruar se në të vërtetë është 80 vjeç.
PRISHTINË — Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka sqaruar publikisht historinë e regjistrimit të vitit të tij të lindjes, duke treguar se si babai e kishte regjistruar atë dy vite më vonë. Ky vendim familjar ka nxitur diskutime të shumta ndër vite rreth moshës së tij.
Sipas rrëfimit të artistit, ai ka lindur në Prishtinë në vitin 1945, por babai e kishte regjistruar dy vite më vonë së bashku me vëllain e tij më të vogël, Ruzhdiun. Ky dallim bën që ai zyrtarisht në dokumente të figurojë i vitit 1947.
Kjo do të thotë se ndonëse në dokumente ai figuron si 79-vjeçar, Fejzullahu në të vërtetë sapo ka mbushur 80 vjeç. Ai tha se "faktikisht jam 80 vjeçar, por me letra jam i 47-ës. Domethënë 79 vjeçar, por jam 80 e fiuu", duke mbyllur kështu këtë çështje.
Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.