Pse Demi e quan skandal mospërfshirjen e Kosovës në gazin amerikan?

Çfarë argumentesh përdor eksperti i minierave për të mbështetur LNG-në dhe si e krahason me gasifikimin e thëngjillit?

Pse Demi e quan skandal mospërfshirjen e Kosovës në gazin amerikan?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Mentor Demi, ekspert i minierave nga Oda e Minierave të Kosovës, ka paralajmëruar se mospërfshirja e Kosovës në projektin e gazit amerikan (LNG) do të ishte "skandal në vetvete", duke theksuar se edhe Serbia, e cila nuk është aleate e SHBA-së, e ka pranuar atë. Në emisionin EURO n’T7, Demi ka vënë në dukje se gasifikimi i thëngjillit, projekt për të cilin insiston qeveria, mund të realizohet, por kërkon deri në 15 vjet për t’u zbatuar.

Sipas tij, Kosova ka rezerva të mjaftueshme thëngjilli — renditet e treta në Evropë dhe e pesta në botë — por aktualisht nuk ekziston asnjë studim fizibiliteti që tregon se si mund të zhvillohet gasifikimi, cilat janë përfitimet dhe pasojat e tij. Demi ka sugjeruar që, paralelisht me hartimin e një studimi të tillë, i cili mund të zgjasë 2-3 vjet, Kosova të mbështesë projekte me rëndësi gjeopolitike, siç është LNG-ja amerikane.

Eksperti ka shpjeguar se gasifikimi i thëngjillit do të ishte më efikas nëse qymyri ndodhet i varrosur thellë nën shtresa shkëmbore, duke shmangur ndotjen direkte në sipërfaqe. Megjithatë, ai ka kërkuar një debat publik të bazuar në argumente teknike dhe ekonomike për secilin projekt, në vend që të favorizohet njëra opsion pa analizë. "Debati duhet të zhvillohet për secilin projekt, jo vetëm të thuhet se gasifikimi bën, ndërsa gazi amerikan nuk bën," ka theksuar Demi.

Projekti i LNG-së, sipas tij, është strategjik për Kosovën, pasi ofron diversifikim të burimeve energjetike dhe lidhje me aleatët perëndimorë. Qeveria ka shprehur interes për gazin amerikan, por debati publik mbetet i kufizuar.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa milionë euro iu morën buxhetit të Kosovës nëpërmjet vendimeve gjyqësore?
  2. Pse FSK-ja mbeti pa gjashtë gjeneralë në pozitat kryesore?
  3. Si u ringrit arsimi shqip në Kosovë gjatë viteve 1941–1944?
  4. Pse Haxhimusa kërkon që Kosova të mos e humbasë projektin e gazit amerikan?

Vazhdo leximin