Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pse protestuesit në Tiranë pyesin policinë: 'Ku e ke procesverbalin'?

Çfarë ndodhi kur policia u përpoq të largonte protestuesit nga shkallët e Kryeministrisë?

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Protestuesit që kanë qëndruar përgjatë gjithë natës pranë Kryeministrisë në Tiranë u përballën me policinë pas përpjekjeve të kësaj të fundit për t’i larguar. Efektivët blu u përpoqën të sekuestrojnë karriget metalike dhe këpucët e lëna në shkallë, por protestuesit i kundërshtuan ashpër.

Pse protestuesit në Tiranë pyesin policinë: 'Ku e ke procesverbalin'?
Foto: Wikimedia Commons

Disa prej tyre, duke filmuar momentin, pyetën me megafon: "Ku e ke procesverbalin?". Tensionet u rritën kur një grua mori këpucë dhe i flakur drejt godinës, ndërsa protestuesit akuzuan policinë për dhunë dhe provokim. "Ja hajdutëria! Kjo është dhuna policore", dëgjohej në video.

Në një moment, një polic u afrua dhe i hoqi kamerën një protestuesi, gjë që shkaktoi reagime të ashpra. Qytetarët kërkuan kthimin e pajisjes, duke theksuar të drejtën e tyre për të filmuar, derisa policia ia ktheu celularin. Protestuesit kërkuan gjithashtu praninë e policeve femra gjatë ndërhyrjes.

Burim: Shqiptarja.com
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bazhderhane, Prizren 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    45% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme