Vazhdo leximin
e premte, 30 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Protestuesit afrohen te hyrja e Qeverisë në ditën e tretë për vrasjen e Arlindës

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist vazhdon protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi para objektit të Qeverisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Protestuesit janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Kjo është dita e tretë radhazi që Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist zhvillon këtë protestë, e cila po mbahet pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë për media.

Protestuesit afrohen te hyrja e Qeverisë në ditën e tretë për vrasjen e Arlindës
Foto: sinjali.com
Video · Kallxo · YouTube ↗

Gjatë dy ditëve të kaluara, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës, kurse ditën e djeshme kërkesat e tyre përfshinin edhe burgosje.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme