Protestuesit tentojnë të futen në Qeveri gjatë konferencës së Sveçlës e Gërvallës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston për të tretën ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Për të tretën ditë me radhë, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist po mban protestë para ndërtesës ekzekutive për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Tubimi po zhvillohet pikërisht në kohën kur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, po mbajnë një konferencë për media.
Gjatë zhvillimit të protestës, pjesëmarrësit janë afruar pranë hyrjes së ndërtesës qeveritare duke brohoritur thirrjen «Dilni jashtë». Ata kanë theksuar se e konsiderojnë të drejtë të tyre futjen brenda për të përcjellë nga afër konferencën e dy ministrave. Megjithatë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke penguar dhe pamundësuar hyrjen e tyre në objekt.