Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Protesta, nesër paralajmërohet trazira para Parlamentit

Marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të. Pasi u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë ata bënë thirrje të përsëritura për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit të tij.

Protesta, nesër paralajmërohet trazira para Parlamentit
Foto: Flamingo Revolution Tirana Protest nr22 June 21 2026 04 / Wikimedia Commons

Gjatë marshimit, protestuesit janë ndaluar pak çaste para Parlamentit, ku siç shihet edhe nga pamjet ka forca policie dhe është vendosur gardhi metalik. Këto masa janë marrë pas njoftimit nga protestuesit për një tjetër protestë paraditen e së hënës para Parlamentit.

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27 korrik në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të nisë një marshim drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Protesta pritet të zhvillohet paralelisht me zhvillimin e dy seancave të fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme