Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Protesta kundër Speciales, thirrje për tubim në Prishtinë dhe Këln

OVL-UÇK ka thirrur protestë gjithëpopullore në Prishtinë, ndërsa rinia shqiptare në Gjermani ka paralajmëruar një tubim në Këln.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për një protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbeu” dhe sipas organizatës do të jetë paqësor.

Foto: gazetametro.net
Foto: gazetametro.net

Ndërkohë, rinia shqiptare në Gjermani ka paralajmëruar një protestë të shtunën në Koln HBF, me mesazhin “Jo në emrin tim!”. Organizatorët u bëjnë thirrje të rinjve shqiptarë që t’i bashkohen tubimit.

Në protestën në Prishtinë, mes protestuesve janë parë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit. Endriti mbante një bluzë me simbolin historik të UÇK-së, ndërsa Klestori një bluzë me mbishkrimin “Liria ka Emër”.

Gazmend Syla i OVL-UÇK-së tha se protesta është paqësore dhe pa maska, duke shtuar se “dje u dënua lufta jonë për çlirim”.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme