Protesta e të rinjve në Tiranë zhvendoset te ish-blloku
Përshkallëzohet protesta në Tiranë ndërsa policia ndërhyn me gaz lotsjellës te selia e PS dhe pranë ish-bllokut.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta e studentëve dhe nxënësve në Tiranë është përshkallëzuar duke u zhvendosur drejt zonës së ish-bllokut, ku policia nuk i ka lejuar të futen në zonë dhe ka hedhur gaz lotsjellës pranë urës së Tajvanit.
Sërish janë regjistruar tensione në qendër të Tiranës, ku policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit pasi ata hodhën gurë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste dhe kanë nisur përplasje edhe te Ministria e Arsimit ku është përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës.
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet vijojnë të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private, ndërsa protestuesit kanë djegur sende në rrugë.