Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:51 Partia Demokratike e Socialistëve kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për tre të arrestuar në operacionin "Mega"

Si funksiononte skema e shpëlarjes së parave që lidhej me financimin e terrorizmit?

Redaksia ZHURMA 19:29 Përditësuar 14:16 2 min lexim
Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për tre të arrestuar në operacionin "Mega"
FOTO · Foto: SHOX ART / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar të martën në operacionin e koduar "Mega", nën dyshimin për shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit. Hetimi është realizuar në bashkëpunim me FBI-në amerikane.

Bazuar në dosjen e prokurorisë, të cilën e ka siguruar gazeta KOHA, provat përfshijnë biseda të të dyshuarve ku flitet për miliona euro të transportuara ilegalisht me veturë. Në një bisedë të cituar në kërkesën për paraburgim, një i dyshuar me inicialet S. tregon se në dorë i ka pasur 3 milionë euro, duke shtuar: "Plus kena rreziku, jena shku në Shkup i kena marrë, i kena pru në të zezën këtu." Gjithashtu, ai ka pranuar se nga këto para i ka fituar 1.250 euro gjysmë për gjysmë me një person tjetër të identifikuar si A. A.

Të njëjtat burime pretendojnë se herën e fundit në veturë kanë pasur 1 milion euro, duke specifikuar se bëhet fjalë për 500.000 mijë. Prokuroria i është referuar edhe raportit të policisë së datës 1 qershor, që përmend raste të ngjashme të skemave të mashtrimit, ku përmes transaksioneve të dyshimta janë transferuar asete në llogari të ndryshme, përmes kampanjave të mbledhjes së fondeve të cilat organizohen në platforma të komunikimit.

Sipas dokumentit, fonde të tilla kanë përfunduar në grupe terroriste si ISIS-i dhe Hamasi. "Të pandehurit në po të njëjtat organizata/kampanja vërtetohet se kanë dërguar-gjeneruar shuma të parave në këto llogari që kanë për qëllim financimin e terrorizmit, e për të cilat pra edhe janë sankisonuar, dhe llogaritë e tilla edhe janë bllokuar për këto arsye", thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Një nga të dyshuarit ka qenë i dënuar më parë për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe për posedim të narkotikëve. Pas përfundimit të seancës dëgjimore lidhur me masën e sigurisë, prokurori special Bekim Kodraliu ka bërë të ditur se hetimi përfshin bashkëpunim juridik ndërkombëtar me së paku katër shtete.

"Në kuadër të këtij bashkëpunimi juridik ndërkombëtar janë së paku katër shtete me të cilat jemi në bashkëpunim të ngushtë, përpos Gjermanisë e kemi Lihtenshtajnin, Zvicrën, Kanadanë dhe ndihmë të pakursyer të autoriteteve amerikane", ka thënë Kodraliu. Të martën, në operacionin e koduar me emrin "Mega", janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen mes tjerash edhe për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, financim të terrorizmit dhe shpëlarje të parave.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet