Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për shpëlarje parash ndaj V.M.
Një person përballet me aktakuzë pasi dyshohet se qarkulloi mbi gjysmë milioni euro përmes bankave.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të shpëlarjes së parave. Sipas institucionit të akuzës, i pandehuri gjatë periudhës 2009-2019 dyshohet se ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar përmes llogarive personale dhe atyre të një subjekti afarist shumën prej 542 mijë e 478 euro e 86 centë. Mjetet financiare, sipas Prokurorisë, kishin prejardhje nga veprimtaria kriminale e shitjes së paautorizuar të narkotikëve, për të cilën i dyshuari ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë më 28 maj 2024.
Sipas aktakuzës së ngritur më 24 nëntor 2026, veprimet janë ndërmarrë me qëllim të fshehjes apo maskimit të prejardhjes së paligjshme të parave dhe paraqitjes së tyre si mjete të ligjshme. Hetimet kanë evidentuar se i pandehuri kishte realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare, duke kryer transaksione të përsëritura brenda së njëjtës ditë ose në intervale të shkurtra kohore. Për këtë rast, tashmë pritet që të vendosë gjykata kompetente.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 30 tetor Nacionale: Përparim Rama intervistohet sot nga Prokuroria Speciale
- 30 tetor Prokuroria Speciale: Pushimi i hetimeve ndaj ministrave u bë mbi baza ligjore
- 4 nëntor Paca: Prokuroria Speciale po shqyrton dosjen për rastin e Arlinda Zekajt
- 24 nëntor Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për shpëlarje parash ndaj V.M. · ky artikull
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


