Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Menegon: Mbrojtja e Thaçit do ta apelojë vendimin e paraburgimit në Hagë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi paralajmëron ankesë në Dhomën e Apelit për llogaritjen e dënimit dhe paraburgimit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Ish-presidenti Hashim Thaçi është shpallur fajtor nga Gjykata e Hagës për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me 17 muaj burgim. Avokatja e tij, Sophie Menegon, ka dorëzuar një shkresë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku bën të ditur se mbrojtja rezervon të drejtën për ta kundërshtuar para Dhomës së Apelit vendimin e gjykatësit lidhur me vuajtjen e njëkohshme të dënimeve dhe mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim.

Menegon: Mbrojtja e Thaçit do ta apelojë vendimin e paraburgimit në Hagë
Foto: periskopi.com

Gjatë vendimit të tij, gjykatësi kishte deklaruar se koha e kaluar në paraburgim në bazë të dy fletarrestimeve të ndara nuk mund të llogaritej për dy dënime të shqiptuara për vepra që nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. Megjithatë, mbrojtja potencon se po t’i ishte njohur koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej i vuajtur. «Po t’i ishte njohur z. Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar», thuhet në argumentimin e avokates Menegon. Për momentin, mbrojtja nuk ka ndërmend të paraqesë parashtrime të veçanta për vazhdimin e paraburgimit, por mbetet e hapur apeli ndaj aktgjykimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme