Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Si përfitoi 39 mijë euro zyrtari i Kllokotit pa shkuar në punë?

I dyshuari S.S. përfitoi pagë pa shkuar në punë për gati shtatë vjet si zyrtar për kulturë dhe menaxher biblioteke.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJILAN — Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një zyrtar komunal të Kllokotit të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me DKKO-në, e ndaloi të dyshuarin me inicialet S.S. pas hetimeve dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore.

Si përfitoi 39 mijë euro zyrtari i Kllokotit pa shkuar në punë?
Foto: Kllokot · via Wikimedia Commons (Wikidata Q1527566, property P18)

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ishte i punësuar nga viti 2019 deri më 2 mars 2026 si zyrtar për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës së Kllokotit. Ai dyshohet se me dashje nuk është paraqitur në vendin e punës dhe nuk ka ushtruar aktivitetet e parapara me kontratë, ndërkohë që ka vazhduar të përfitojë pagë mujore nga buxheti i shtetit.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të Kosovës vlerësohet në 39.231,21 euro. Prokuroria njoftoi se do të kërkojë masë për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan brenda afateve ligjore.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme