Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Kërcënoi ish-pronarët me thikë për mëditjet — procedohet 30-vjeçari në Shkup

Kërcënoi me thikë pronarët pasi nuk ia paguan mëditjet

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një person, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”, sipas nenit 133, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Kërcënoi ish-pronarët me thikë për mëditjet — procedohet 30-vjeçari në Shkup
Foto: Henry Nowak / Wikimedia Commons

I dyshuari, 30 vjeç, u është kanosur me thikë dy bashkëshortëve, pronarë të kompanisë ku ai kishte punuar, duke kërkuar pagesën e mëditjeve të fundit të papaguara.

Më 21 korrik, pasdite, kur bashkëshortët po largoheshin me automjetin e tyre nga kompania në fshatin Trubarevë, i dyshuari ua bllokoi rrugën duke u vendosur përpara automjetit me një thikë në duar.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozim për caktimin e masave të kujdesit ndaj të dyshuarit, përkatësisht ndalim për largim nga vendbanimi ose vendqëndrimi, sekuestrim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për t’iu afruar personave të dëmtuar.

Burim: Portbalb

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme