Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Si reagoi Kryeprokuroria pasi prokurori Prekazi u kërcënua në seancë?

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënoi kërcënimin ndaj prokurorit Muharrem Prekazi gjatë seancës gjyqësore në Mitrovicë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MITROVICË — Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Si reagoi Kryeprokuroria pasi prokurori Prekazi u kërcënua në seancë?
Foto: Pixabay

Përmes një komunikate, Zyra e Kryeprokurorit njoftoi se ndaj personit përgjegjës janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. "Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë", thuhet në komunikatë.

Zyra shprehu gjithashtu mbështetjen institucionale për prokurorin Prekazi dhe për të gjithë prokurorët e shtetit.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme