Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Prizreni nis Seminarin e 44-të Ndërkombëtar të Albanologjisë

Mbi 100 studiues nga bota u mblodhën në Universitetin “Ukshin Hoti” për edicionin e ri të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

PRIZREN — Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren hapi dyert për mbi 100 pjesëmarrës të edicionit të 44-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duke pritur seminaristë, referues dhe studiues të albanologjisë nga vende të ndryshme të botës.

Prizreni nis Seminarin e 44-të Ndërkombëtar të Albanologjisë
Foto: Tvprizreni / tvprizreni.net

Në ceremoninë hapëse, rektori i universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i njohu ata me profilin e institucionit, duke përfshirë njësitë akademike, programet e studimit dhe zhvillimin institucional. Ai theksoi arritjet e universitetit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar e ndërkombëtar.

Gjatë panelit, i cili u drejtua nga Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra dhe Prof. Aleksandër Novik, u paraqitën kumtesa mbi trashëgiminë gjuhësore e kulturore shqiptare, receptimin e letërsisë shqipe jashtë vendit dhe Kosovën nga këndvështrimi juridik e diplomatik. Pas referimeve, pjesëmarrësit diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje rreth temave të trajtuara.

Rektori Alishani dhe dekanja Dibra falënderuan pjesëmarrësit për kontributin në studimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Mirënjohje e veçantë iu shpreh Prof. Dr. Linditë Sejdiu, drejtoreshë e Seminarit, për organizimin e edicionit, si dhe Prof. Dr. Abdulla Rexhepi, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, për bashkëpunimin.

Organizimi i këtij aktiviteti në Universitetin “Ukshin Hoti” u vlerësua si dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme