← Maqedoni
Live · Maqedoni · 22:58 · 12 Korrik 2026

Pse u privuan tre shkupjanë për vjedhje?

Policia gjen mallrat në automjetin e tyre në Veles

— Nëpunës policorë të SPB Veles dje në orën 12:30 në Veles i privuan nga liria S.S. (32), M.H. (22) dhe B.J. (19), të gjithë nga Shkupi. Siç kumtoi MPB më parë, një grua 39-vjeçare nga Velesi denoncoi se kishte vërejtur dy persona meshkuj duke u larguar nga objekti ku ishte e punësuar me një sasi më të madhe mallrash dhe kur ishte nisur në drejtim të tyre, të njëjtit kishin ikur, pas çka kishin hipur në një automjet pasagjerësh dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa denoncuaesja ka konstatuar se nga objekti ishin marrë disa sende.

Menjëherë, pas marrjes së masave, nëpunësit policorë të SPB Veles kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.S., ndërsa pasagjerë ishin M.H. dhe B.J. dhe gjatë kontrollit sendet e marra janë gjetur në automjet dhe i janë kthyer pronarit. Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.

Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën