Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ku janë më të gjata pritjet në kufi?

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar raporton se fluksi me të madh ka në pikën kufitare në Muçibanë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportimit të IndeksOnline, bazuar në të dhënat e fundit, fluksi më i madh për hyrje në Kosovë është raportuar në pikën kufitare të Muçibanës. Në këtë pikë kufitare, pritjet zgjasin deri në 1 orë, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 1 kilometër.

Ku janë më të gjata pritjet në kufi?
Foto: Ilustrim · Davos - Police Patrol (5397373119) (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Gjithashtu, pritje ka edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet momentalisht zgjasin deri në 20 minuta. Kurse në pikat e tjera kufitare, situata vazhdon të jetë e qetë dhe hyrje-daljet nuk po zgjasin më shumë se 5 minuta. Përditësimi i fundit i të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar është bërë në ora 22:39.

Burim: IndeksOnline

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme