Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq pritet ta vizitojë Kosovën në dhjetor

Kreu i shtetit kroat paralajmërohet të vijë në Kosovë më 10 dhjetor, sipas paralajmërimeve diplomatike.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, paralajmërohet të vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor. Vizita e kreut kroat të shtetit pritet të realizohet më 10 dhjetor të këtij viti, bazuar në të dhënat diplomatike të bëra të ditura.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq pritet ta vizitojë Kosovën në dhjetor
Foto: periskopi.com

Gjatë vizitës së fundit zyrtare dyditore në dhjetor të vitit 2021, ai ishte takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përfshirë ish-presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në atë periudhë, kreu i shtetit kroat kishte vizituar gjithashtu Janjevën, pjesëtarët e komunitetit kroat në vend dhe ushtarët kroatë të angazhuar në misionin e KFOR-it. Ai kishte shprehur përkrahjen e Kroacisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe angazhimin për njohjen e mëtejshme të shtetësisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme