Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Pranvera dhe Marjani presin fëmijën e dytë në ditëlindjen e djalit Jani

Çifti i njohur i rrjeteve sociale ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së dytë, duke zbuluar lajmin gjatë ditëlindjes së djalit të tyre, Janit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Pranvera dhe Marjani, kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm të bukur, duke njoftuar se janë në pritje të fëmijës së dytë. Lajmi është bërë publik përmes një videoje emocionuese që shfaq momentin e veçantë kur ata mësojnë për shtatzëninë, ndërsa reagimi i Marjanit, i cili shfaqet duke mbuluar fytyrën me duar i pushtuar nga gëzimi dhe emocionet, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ndërkohë që Pranvera shfaqet e lumtur.

Pranvera dhe Marjani presin fëmijën e dytë në ditëlindjen e djalit Jani
Foto: indeksonline.net

Për të ndarë këtë njoftim, çifti ka përzgjedhur një datë simbolike, e cila përkon me ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Janit. Krahas videos së publikuar, ata kanë shkruar: «Dy vite më parë Jani na bëri prindër për herë të parë, e sot, në ditëlindjen e tij të dytë, po ndajmë me ju lajmin se së shpejti do të bëhet vëllai i madh». Kjo ngjarje ka sjellë një surprizë të dyfishtë për familjen në ditëlindjen e djalit, e cila së shpejti do të shtohet me një anëtar të ri.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme