Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:38 Studimet tregojnë se qenët përmirësojnë shëndetin e njeriut07:35 Lumturije Nonaj, vetja lahutare vajzë që e mban të gjallë trashëgiminë07:30 Riola Xhemaili shënon golin e fitorës për Comon në Serie A Women07:25 KISH kualifikon 6 bashkime për projektin e ish-Fushës së Aviacionit07:22 Mateo ndan selfie familjare me Brikenë në makinë06:59 6 tetor 1968: Flamuri kuq e zi shfaqet publike në Prishtinë06:58 Isuf B. Bajrami: Protestat në Prishtinë reflektojnë luftë të padukshme dhe kërkesat për…06:50 Duoja e Kosovës mban kreun e tabelës së topave të fituar në Ligën e Kombeve06:29 Julia Vins thye rekorde botërore në peshëngritje06:24 Benita Zena reagjon ndaj komenteve për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Çfarë ndodhi në parkingun e ADO Auto-sallonit?

Policia ndaloi një person për mbajtje armësh pa lejuar në Prishtinë

Redaksia ZHURMA 02:20 Përditësuar 18:13 1 min lexim
Çfarë ndodhi në parkingun e ADO Auto-sallonit?
FOTO · Ilustrim · Bedford J1 Ambulance 1966 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— PRISHTINË — Është zbardhur rasti i të shtënave me armë që alarmoi Policinë në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në parkingun e ADO Auto-sallonit, ku Policia kishte gjetur një pistoletë të tipit “Radikal”, 12 gëzhoja dhe 3 fishekë brenda armës, raporton Sinjali.

Fillimisht, në vendin e ngjarjes u shoqëruan Evan Haliti (32 vjeçar), Alban Fazliu (28 vjeçar) dhe Roland Fazliu (25 vjeçar), por për shkak se ndodheshin nën ndikimin e alkoolit, intervistimi i tyre ishte shtyrë. Pas marrjes në pyetje, Evan Haliti ka pranuar se ai kishte përdorur armën dhe se pistoleta ishte në pronësi të tij. Pas këtij zhvillimi, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është rikualifikuar, duke iu shtuar edhe vepra penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërkohë, Alban Fazliu dhe Roland Fazliu janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa Evan Haliti është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/ekskluzive-pranon-se-qelloi-me-arme-ne-parkingun-e-ado-auto-sallonit-31-vjecari-perfundon-ne-ndalim/
— Redaksia ZHURMA

Komentet