Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Policia njofton bllokime për protestën dhe 35-vjetorin e PS-së

Çfarë masash ka marrë Policia e Tiranës për sigurinë e tubimeve të sotme?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Policia e Tiranës njoftoi sot se ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimi) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).

Policia njofton bllokime për protestën dhe 35-vjetorin e PS-së
Foto: ata.gov.al

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bëri me dije se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”; “Dervish Hima”; “Faik Konica”; “Lekë Dukagjini”; “Gjergj Filipi”; “Hasim Zeneli”; “Themistokli Gërmenji”; “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”. Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme