Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Policia në kërkim të rusit të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Malin e Zi

Autoritetet malazeze kërkojnë një shtetas rus 30-vjeçar pas ekzekutimit me armë zjarri të tre personave në një poligon qitjeje.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi, ku tre persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një poligon qitjeje në Danilovgrad. Policia e vendit ka nisur kërkimet për autorin e dyshuar, një shtetas rus 30-vjeçar, i cili konsiderohet i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Foto: Ulcinj info
Foto: Foto: Ulcinj info

Viktimat janë identifikuar si Petar Globareviç, 24 vjeç, Nemanja Kapor, 20 vjeç, të dy nga Podgorica, dhe Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi. Autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen të dyshuarit dhe të raportojnë çdo informacion në numrin 122, ndërsa operacioni për kapjen e tij vijon.

Mediat raportojnë se i dyshuari mund të jetë larguar me një automjet tip “Seat Cordoba”, në pronësi të babait të njërit prej viktimave. Policia po verifikon këtë mundësi dhe ka paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundim të operacionit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →