Policia Financiare dorëzon kallëzim penal për shmangie tatimore me 117 mijë euro
I padituri ka përvetësuar 7 miliona denar nga shitja e naftës përmes regjistrimeve fiktive në kontabilitet, duke shkaktuar dëm 117 mijë euro buxhetit.
SHKUP — Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër një personi fizik, menaxher dhe pronar i një personi juridik, si dhe kundër personit juridik, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale "Shmangie tatimore" nga neni 279 dhe "Falsifikim ose asgjësim i librave afaristë" nga neni 280 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I padituri i parë M.D., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik, në vitin 2021, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar, përmes regjistrimeve fiktive në kontabilitet ka përvetësuar mjetet financiare të arkëtuara nga shitja e naftës dhe derivateve të naftës në vlerë prej 7.040.484 denarë, duke mos llogaritur tatim mbi të ardhurat personale.
Policia Financiare ka identifikuar manipulimesh kontabile: zvogëlim të stokut në llogarinë 6630 në vlerë prej 7.040.484 denarë, zvogëlim të të ardhurave në llogarinë 7411 në vlerë prej 3.222.664 denarë, zvogëlim të detyrimit për TVSH në llogarinë 2301 në vlerë prej 580.003 denarë dhe rritje të vlerës së blerjes në llogarinë 701000 në vlerë prej 3.425.798 denarë.
Gjithashtu, në vitin 2024, i padituri i parë M.D. ka përvetësuar për vete stokun e evidentuar në llogarinë 6630 — "Mallra në shitore me normë prej 18%" në vlerë prej 12.630.670 denarë, duke mos e evidentuar në regjistrat kontabël të subjektit juridik të paditur të dytë, me ç'rast nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar TVSH në vlerë prej 1.925.177 denarë dhe tatim mbi të ardhurat personale në vlerë prej 1.403.267 denarë.
i padituri i parë M.D. dhe personi juridik i paditur i dytë kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë totale prej 7.211.359 denarë, apo rreth 117 mijë euro. Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA




