Policia bllokon rrugët rreth stadiumit për ndeshjen Kosovë-Izrael
Masat e sigurisë janë shtuar në kryeqytet për sfidën e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Izraelit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Rrugët që shpien drejt stadiumit «Fadil Vokrri» janë bllokuar nga Policia për qarkullimin e automjeteve, ndërsa në disa pjesë janë vendosur shirita sigurie për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, në kuadër të masave të shtuara para ndeshjes në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit ballafaqohen të shtunën në orën 15:00, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova mban vendin e dytë në Grupin B3 me pesë pikë, aq sa ka edhe Irlanda në pozitën e tretë, me synim për të siguruar qëndrimin në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm. Përballjet e kaluara mes dy kombëtareve numërojnë tri ndeshje, ku dy prej tyre kanë përfunduar baras, kurse takimi i zhvilluar më 12 nëntor 2023 në Prishtinë ishte fituar nga Kosova me rezultatin 1:0.
Në muajin dhjetor, Përfaqësuesja e Kosovës do të kuptojë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ndërsa cikli kualifikues do të nisë në mars të vitit të ardhshëm.