Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Policia bllokon rrugën drejt EULEX-it gjatë protestës kundër verdiktit të Speciales

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën pranë kazermës "Adem Jashari" drejt Fushë Kosovës ku ndodhet selia e EULEX-it, ndërsa protestuesit marrin pjesë në manifestimin "Jo në emrin…

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën pranë kazermës "Adem Jashari" në drejtim të Fushë Kosovës, ku ndodhet objekti i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Foto: sinjali.com
Foto: sinjali.com

Bllokimi vjen ndërsa në Prishtinë zhvillohet protesta me moton "Jo në emrin tim" pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, e shpallur më 16 shtator.

Protesta ka nisur pas orës 21:00 dhe qytetarë të shumtë kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku patrullat e policisë kanë parandaluar kalimin. Një kolonë e madhe veturash me protestues është parë te Katedralja në Prishtinë.

Selia e EULEX-it ishte objekt i protestuesve edhe një ditë më parë, pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme