Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Plagoset me thikë një i ri në Shkozet, arrestohet autori

Një i ri rreth 25 vjeç plagoset në këmbë në zonën e Shkozetit; autori i dyshuar është shoqëruar në polici.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

DURRËS — Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, është plagosur me thikë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit. Pak minuta pas ngjarjes, autori i plagosjes është shoqëruar në polici. Deri më tani identitetet e të plagosurit dhe të autorit nuk janë bërë të ditura. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve.

Plagoset me thikë një i ri në Shkozet, arrestohet autori
Foto: report.al

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme