Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u dërguan pjesëtarë të FSK-së në Gaza?

Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Krejt kjo në kuadër të misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Të fundit që u nisën drejt atij vendi janë 4 pjesëtarë të FSK-së. Bordi i paqes i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se pjesëtarët e Forcës do të mbështisin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Pse u dërguan pjesëtarë të FSK-së në Gaza?
Foto: Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons

Në kuadër të këtij misioni, shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi ka bërë të ditur se pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar përgatitjet operacionale dhe logjistike dhe, pas koordinimeve përfundimtare me Shtabin e misionit, do të nisë drejt Gazës për të marrë detyrat e saj.

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë mision paraqet një hap të rëndësishëm në konsolidimin e rolit të saj si kontribuuese aktive në sigurinë ndërkombëtare. Ky angazhim njëkohësisht shënon pjesëmarrjen e parë në një mision të miratuar nga OKB-ja, duke reflektuar nivelin e besimit dhe partneritetit me aleatët ndërkombëtarë, ka thënë Gashi.

Forcat e Sigurisë së Kosovës po vendos kapacitetet e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke veçuar si momentin me te rëndësishme te konsolidimit shtetëror te Kosovës. Me këtë mision, FSK-ja po shkruan një kapitull historik në rrugëtimin e saj si një forcë moderne, profesionale dhe e denjë për misione ndërkombëtare.

— Burim: Insajderi, https://insajderi.org/pjesetare-tjere-te-fsk-i-kryejne-pergatitjet-operacionale-e-logjistike-per-misionin-ne-gaza-ne-pritje-te-sinjalit-per-tu-nisur
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme