Petro Gjikuria paraqitet në SPAK për kallëzimin ndaj Vangjel Tavos
Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës kërkon llogari në SPAK për kallëzimin ndaj Vangjel Tavos dhe dorëzon prova shtesë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t'u interesuar rreth kallëzimit të bërë ndaj kryebashkiakut aktual, Vangjel Tavo. Gjikuria deklaroi se kishte shkuar me iniciativë vetjake pasi prej një viti kishte bërë kallëzim dhe nuk kishte marrë ende asnjë përgjigje, ndërsa gjatë paraqitjes atij i janë kërkuar dokumente shtesë.
Sipas materialeve të paraqitura nga ish-kandidati që ishte përballë Tavos në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit 2024, në SPAK është dorëzuar një memo e re dhe prova lidhur me pretendimet për manipulimin e procesit zgjedhor dhe tjetërsimin e vendbanimit nga Dropulli në Himarë. Gjikuria kërkon informacion mbi statusin e çështjes së regjistruar më parë, duke sjellë në vëmendje edhe çështjen e pagës së përfituar nga Tavo si ish-prefekt i Vlorës pas liryhjes formale nga detyra, si dhe pretendime për përdorimin e burimeve shtetërore dhe ndryshimin e vendbanimeve të votuesve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar