Përvjetori i Marrëveshjes së Dejtonit shënon tri dekada paqeje
Bëhen 31 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Përvjetori i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Dejtonit, shënon 31 vjet nga nënshkrimi i saj në bazën ushtarake amerikane “Wright-Patterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995. Ky dokument historik i dha fund një prej luftërave më të përgjakshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, konflikt ky që kishte nisur pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.
Sipas dispozitave të kësaj marrëveshjeje, territori u nda në 51 për qind për Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe 49 për qind për Republikën Serbe. Palët nënshkruese u zotuan për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të OSBE-së, duke garantuar sovranitetin reciprok dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Lufta e shkaktuar nga agresioni i ushtrisë së Jugosllavisë në mbështetje të serbëve të Bosnjës solli pasoja të rënda humanitare, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra mijëra qytetarëve dhe humbjen e dhjetëra mijëra jetëve njerëzore, ndërsa disa burime dokumentojnë se kishin humbur jetën më shumë se 300 mijë qytetarë të vendit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar