Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 7 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm ShqipëriShëndetësi

Përurohet QMF-ja e re në Gurrakoc — donacion i Kuvajtit

Në prerjen e shiritit morën pjesë kryetari i Istogut, Ilir Ferati, dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.

Redaksia ZHURMA Përditësuar 16:25 + Ruaj
Përurohet QMF-ja e re në Gurrakoc — donacion i Kuvajtit
FOTO · Foto: Islamic Community of Kosovo / Wikimedia Commons

GURRAKOC — Qendra e Mjekësisë Familjare në Gurrakoc të Istogut është përuruar zyrtarisht këtë të premte, për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e kësaj ane. Ky investim i rëndësishëm është realizuar falë një donacioni nga Shteti i Kuvajtit.

Në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, prerjen e shiritit e bënë kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, drejtori i Shëndetësisë, Fisnik Shoshaj, dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava. Ky projekt u mundësua përmes ndërmjetësimit dhe angazhimit të Bashkësisë Islame.

Bashkësia Islame e Kosovës ka kontribuar në krijimin e mundësisë për ndërtimin dhe funksionalizimin e plotë të kësaj qendre mjekësore. Objekti i ri në Gurrakoc do të jetë në shërbim të banorëve vendas, duke ofruar trajtim shëndetësor në kushte më të mira.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →