Zhurma Press E Mërkurë · 19 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 18:26 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë RAJ

Çfarë ndodhi me personin e zhdukur në lumin Vardar?

Një trup i pajetë u nxjerr mbrëmë vonë nga ujërat e lumit Vardar

Redaksia ZHURMA 04:11 Përditësuar 18:19 1 min lexim
Çfarë ndodhi me personin e zhdukur në lumin Vardar?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

NEGOTINË — Një trup i pajetë është nxjerrë mbrëmë vonë nga ujërat e lumit Vardar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. QMK Rajonale – Veles na informoi për një person të zhdukur në ujërat e lumit Vardar në fshatin Crveni Bregovi, Komuna e Negotinës.

Ndërhynë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Negotinës me 7 zjarrfikës dhe një ekip i Stacionit Policor të Negotinës. Në ora 20:20, pranë separacionit në Crveni Bregovi, në lumin Vardar, u gjet një trup i pajetë, i cili u dërgua për obduksion, njoftuan nga QMK. Sipas të dhënave të marra, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, 76-vjeçar nga Negotina.

*Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/nje-trup-i-pajete-eshte-nxjerre-mbreme-vone-nga-ujerat-e-lumit-vardar/*

*— Redaksia ZHURMA*

Komentet