Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Përplasje e ashpër mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së në komision

Një debat i ashpër ka shpërthyer në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike mes deputetëve Eman Rrahmani dhe Jeton Raka.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shoqëruar me tensione dhe replika të ashpra mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Debati ka nisur pasi Rrahmani ka kritikuar ministren për vonesat në paraqitjen e saj para komisionit, duke e akuzuar atë se ka vonuar projektet dhe e ka sjellë vendin në terr energjetik përmes zvarritjes së investimeve në KEK.

Përplasje e ashpër mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së në komision
Foto: demokracia.com

Në mbrojtje të ministres ka ndërhyrë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, i cili i ka kërkuar kolegut të tij që të kalojë në temë. Kjo ndërhyrje ka nxitur një përplasje verbale mes dy ligjvënësve. Gjatë replikave, Rrahmani i është drejtuar Rakës duke i thënë se derisa po luan rolin e mbrojtjes, duhet t'ia tregojë vendin, ndërsa situata ka eskaluar me fjalët se ai mund të çohet e të dalë jashtë nëse nuk i pëlqen diskutimi, transmetojnë burimet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme