Kurti publikon dokument me 57 faqe për arritjet e qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës ka publikuar një dokument me të arriturat e mandatit të dytë qeverisës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument prej 57 faqesh në rrjetin social Facebook, ku ka renditur rezultatet e mandatit të dytë qeverisës. Në këtë material përfshihen edhe pagesat e njëhershme prej 100 eurosh si pjesë e mbështetjes për përballimin e kostos së jetesës për kategori të ndryshme.
Sipas dokumentit të publikuar, këto fonde janë ndarë përmes pakove mbështetëse për fëmijët, studentët dhe punonjësit e sektorit privat. Dokumenti gjithashtu përmbledh kronologjinë e mandateve të tjera qeverisëse të udhëhequra nga ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



