Përplasja Teliti-Ekonomi për TVSH-në: Këtu po vjen gjëma
Debat i ashpër mes përfaqësuesit të PD-së dhe deputetes socialiste për ndryshimet në skemën e TVSH-së dhe kostot e qytetarëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, dhe deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, janë përfshirë në një përplasje gjatë një debati televiziv lidhur me ndryshimet e paralajmëruara në skemën e TVSH-së. Gjatë diskutimit, Teliti argumentoi se ndryshimet do të prodhojnë kosto shtesë për konsumatorët dhe qytetarët, duke shtuar se «aritmetika ekonomike është e panegociueshme» dhe se çdo taksë mbart koston e saj. Nga ana e saj, Ekonomi mbrojti qëndrimin qeveritar, duke u shprehur se në qendër të vëmendjes gjendet familja dhe se po lexohen buxhetet e familjeve, ndërsa në kundërshtim me paralajmërimet e opozitës u shpreh se «nuk po vjen gjëma».
Debati u intensifikua kur Teliti kritikoi proporcionalitetin e taksave, duke sjellë si shembull se shërbimet e ngjashme do të paguhen me tarifa të ndryshme nga qytetarët e thjeshtë krahasuar me të tjerët, ndërsa theksoi gjithashtu se pensioni mesatar i qytetarit të thjeshtë sot është 198 000 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, Ekonomi mbrojti funksionimin e shtetit mbi bazën e taksave dhe diskutoi mbi efektet e uljeve të çmimeve në raport me skemën e re.