Përleshje fizike në një shisha bar në Podujevë
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një përleshje fizike në një lokal në qendër të qytetit të Podujevës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PODUJEVË — Një përleshje fizike ka ndodhur në njërin prej shisha bareve në qytetin e Podujevës, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në këtë incident. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.
Rrethanat e rastit mbeten të paqarta dhe ende nuk dihet saktësisht nëse ka persona të lënduar apo të arrestuar si pasojë e këtij incidenti në qendër të qytetit.