Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Pezullime pas dhunës ndaj 19-vjeçarit që u lëndua gjatë protestës

Katër efektivë dhe shefi i komisariatit pezullohen nga detyra pas dhunës ndaj të riut në spital.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Katër efektivë policie dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1 janë pezulluar nga detyra pasi një 19-vjeçar përfundoi në Spitalin e Traumës me këmbë të thyer pas dhunës së ushtruar. Gjatë një vizite në spital, ministrja e Shëndetësisë dëgjoi të riun të shprehej se nuk kishte asnjë lidhje me protestën dhe se thjesht po kalonte në rrugë.

Pezullime pas dhunës ndaj 19-vjeçarit që u lëndua gjatë protestës
Video · YouTube ↗

Ngjarja pasoi tensione të regjistruara gjatë një proteste përpara institucioneve, ku pati përplasje, hedhje gurësh e sendesh të forta, si dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion e shkopinjve të gomës. Autoritetet njoftuan se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin, ndërkohë që gjatë zhvillimeve pati edhe arrestime protestuesish dhe efektivë të lënduar që morën ndihmë mjekësore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →