Kurti: Zgjedhja e presidentes përmbyll konstituimin e institucioneve
Kryeministri Albin Kurti thotë se zgjedhja e presidentes i ka dhënë fund bllokadave dhe ka përmbyllur konstituimin e plotë të institucioneve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se zgjedhja e shefes së shtetit shënon përmbylljen përfundimtare të procesit për konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Sipas tij, vendi ka kaluar nëpër fushata të pandërprera dhe bllokada të njëpasnjëshme, të cilat fillimisht përfshinë Kuvendin, më pas Qeverinë dhe në fund presidencën.
Kreu i ekzekutivit ka shtuar se pas shumë përpjekjesh dhe që nga certifikimi i rezultateve nga zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor, Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e njëmbëdhjetë ka arritur të zgjedhë akademikën Justina Shiroka Pulia në postin e presidentes. Ai vlerësoi se ky zhvillim i ofron tashmë vendit mundësinë që të fokusohet plotësisht te puna, zhvillimi, projektet dhe shërbimet ndaj qytetarëve.