Peja arrin fitoren më të thellë në javën e parë të Ligës U13-U15
Kanë nisur ndeshjet e edicionit të ri në Ligën U13-U15 me rezultate interesante dhe fitore të thella në javën e parë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ka nisur edicioni i ri i Ligës U13-U15 me zhvillimin e ndeshjeve të javës së parë. Në pesë ndeshjet e kësaj jave u shënuan rezultate interesante, ku Peja regjistroi fitoren më të thellë duke mposhtur Prishtinën (B) me rezultat 11:2.
Fitore në këtë xhiro të parë shënuan edhe Intelektualet, Mitrovica dhe Prishtina City, ndërsa dueli ndërmjet Bazelit 2015-16 dhe 2 Qershorit përfundoi në barazim.