Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 05:01 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

PDK u lë letra deputetëve të VV-së: Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë lënë letra në ulëset e deputetëve të LVV-së në Kuvend, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit.

Redaksia ZHURMA 04:12 Përditësuar 04:45 1 min lexim
PDK u lë letra deputetëve të VV-së: Respektojeni Kushtetutën, konstituojeni Kuvendin
FOTO · voxkosova.com Arkivi ZHURMA

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës kanë hyrë sërish në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës dhe u kanë lënë në tavolinat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një letër, në të cilën bëhet thirrje që ata ta respektojnë Kushtetutën dhe ta konstituojnë Kuvendin.

Letrat janë vendosur gjatë seancës së thirrur nga PDK, në kuadër të kërkesës së saj që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë deri në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. Deputetët e LVV-së nuk morën pjesë në seancë.

Në letër, PDK u kërkon deputetëve të shumicës që mandatin ta ushtrojnë në emër të qytetarëve dhe jo sipas interesave apo urdhrave partiakë. “Kushtetuta është mbi partinë, Republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”, thuhet ndër të tjera në letër.

“Qytetarët tanë nuk mund të presin pafundësisht. Për këto probleme duhet të punojnë institucionet dhe për këto nevoja duhet të flasë Kuvendi”, thuhet tutje. Letra përfundon me thirrjen: “Respektoni betimin tuaj. Respektojeni mandatin tuaj. Respektojeni Kushtetutën. Konstituojeni Kuvendin. Bëjeni detyrën tuaj.”

Ky veprim vjen pasi PDK dhe Aleanca kanë vlerësuar se është “cenuar rendi kushtetues” me kalimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Sipas Kushtetutës, Kuvendi duhej të konstituohej më së largu më 7 gusht.

Burimet: Vox Kosova; Gazeta Dukagjini; Kallxo; Gazeta Express; Bota Sot ; Epoka e Re; Lajmi.net (klaster 11 outlets).

Komentet