Zhurma Press E Enjte · 13 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 16:01 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

PDK dhe Aleanca kërkojnë që seanca e Kuvendit të mbahet nesër në 11:00

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

Redaksia ZHURMA 15:00 1 min lexim
PDK dhe Aleanca kërkojnë që seanca e Kuvendit të mbahet nesër në 11:00
FOTO · PDK dhe Aleanca kërkojnë që seanca e Kuvendit të mbahet nesër në 11:00 Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbahet nesër në orën 11:00, duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë atë në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Video · YouTube ↗

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha se partia e tij ka bërë kërkesë zyrtare që Dehari ta ushtrojë detyrën dhe ta thërrasë seancën. Ai tha se ftesë për të qenë nesër prezent në Kuvend i është bërë edhe partive të tjera.

"Ne si Parti Demokratike e Kosovës i kemi bërë kërkesë zyrtare sot që ai ta ushtrojë detyrën e vet në bazë të rregullores së punës së parlamentit, ta respektojë ligjin, ta respektojë kushtetutën dhe ta thërret seancën në mënyrë që të konstituohet parlamenti", deklaroi Tahiri, duke shtuar se aleanca është përgjigjur pozitivisht.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se situata aktuale paraqet “emergjencë kombëtare” dhe tendencë për shkatërrimin e rendit kushtetues.

Burimet: Sinjali; Epoka e Re; Gazeta Dukagjini; Ekonomia Online; Zhurnal.mk (klaster 5 outlets).

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm