Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë kirurgu Adem Ademi

Mbetjet mortore të kirurgut Adem Ademi, pjesëtar i «Grupit të Intelektualëve», u rivarrosën në Mitrovicë pas identifikimit me ADN.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MITROVICË — Kirurgu Adem Ademi, pjesëtar i «Grupit të Intelektualëve» të Mitrovicës, i zhdukur gjatë luftës së fundit, është rivarrosur pasi mbetjet e tij u gjetën gjatë gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut dhe u identifikuan përmes analizave të ADN-së. Homazhet në nderim të figurës së tij u mbajtën në Qendrën e Kulturës «Rexhep Mitrovica», ndërsa u mbajt edhe mbledhja komemorative me intonimin e himnit kombëtar.

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë kirurgu Adem Ademi
Foto: dukagjini.com

Kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar se raportet e reja të ADN-së konfirmuan identitetin e tri viktimave të gjetura në këtë lokacion: Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti. «Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës» përbëhej nga 23 persona, përfshirë mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë, të cilët ishin zhdukur në prill të vitit 1999.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme