Partizani mposht Laçin në transfertë dhe largohet nga vendi i fundit
Partizani siguron tri pikët e radhës në kampionat pas fitores ndaj Laçit me golin e Sebastjan Spahiut.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Laçit, duke siguruar tri pikët e radhës në kampionat pas triumfit të mëparshëm ndaj Teutës. Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi Sebastjan Spahiu në minutën e 19-të nga pika e bardhë, i cili festoi duke i kërkuar falje ish-tifozëve të tij. Më parë, gjatë sezonit 2023-2024, ai kishte veshur ngjyrat e Laçit.
Këto tri pikë ishin jetike për skuadrën e Partizanit, e cila ka lënë për momentin vendin e fundit në klasifikim duke grumbulluar dhjetë pikë, një më shumë se Vllaznia. Ndërkohë, Laçi zbret në pozita të vështira dhe mban vendin e tetë me 11 pikë në renditje.